×
  • Show Time
  • Show Time

    Puthjet e përqafimet mes Erlindit dhe Jasminës, reagon Andi: Seriozisht e ke ti

    Reporteri
    23 Shkurt 2021 | 8:21

    Në puntatën e sotme të “Për’Puthen”, Andi ka reaguar pas skenave në takimin mes Jasminës dhe Erlindit, ku nuk munguan puthjet e përqafimet.


    Ai iu drejtua Jasminës duke i thënë “seriozisht e ke?”, ndërsa theksoi se kishte pritur që Jasmina të zgjidhte atë në takim dhe jo Erlindin.

    Ai madje tha se në një mënyrë u dëshpërua, duke i thënë Jasminës se është e paqëndrueshme.

    Debati në studio:

    Jasmina: Janë dy pëlqimet e mia.

    Andi: Seriozisht e ke ti?

    Jasmina: Çfarë përgjigje pret ti?

    Andi: Mu duk ky takim si me qenë duke parë “Titanikun”. Më shumë lojë se sa bisedë.

    Jasmina: Ça të pengoi ty që nuk kishte komunikim?

    Andi: Unë pas Rinianit kisha pritshmëri që do më zgjidhje mua në takim të dytë. Nuk më zgjodhe. Ti më ke kritiku që po sillesha me të gjitha njësoj. Por kjo që ke bërë ti me Erlindin, ishte e njëjta gjë që ke bërë për mua. Pas puthjes që patëm nuk e di…

    Erlindi: Ti pret që ajo të ndrydhi ndjenjat e saj?

    Andi: Ti ke qenë i pari që ke thënë kur më puthi që “kapuni për dore dhe ikni”.

    Erlindi: Po ti vetë pranove takimin me Sarën, që puthi Atdheun.

    Andi: Unë e pranova sepse nuk bëra asnjë reagim. Pata pritshmëri që Jasmina do më zgjidhte mua dhe u dëshpërova. Jasmina: Mua nuk më pëlqejnë reagimet e Andit, jam 50 me 50. Është mënyra si sillet Andi ndaj femrave të tjera.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!