×
  • Show Time
  • Show Time

    Reperi i njohur amerikan shpallet fajtor për sulmin në Suedi

    Reporteri
    14 Gusht 2019 | 15:49

    Reperi amerikan Asap Rocky, emri i vërtetë i të cilit është Rakim Mayers, është shpallur fajtor për sulm pas një përleshje që ndodhi javë më parë në Stokholm.


    Ai është dënuar me kusht nga një gjykatë suedeze, shkruan CNN, transmeton Reporteri.net. Pavarësisht se është shprehur se është i pafajshëm, 30-vjeçari është urdhëruar nga gjykata të paguajë dëmet për viktimën.

    Përpos tij, për përleshjen që kishte ndodhur më 30 qershor u dënuan edhe dy anëtarë të grupit të tij. Në vendimin e saj të mërkurën, Gjykata e Qarkut në Stokholm hodhi poshtë pretendimet se treshja kishte vepruar në vetëmbrojtje.

    Avokati i reperit Rocky, Slobodan Joviq në një konferencë për shtyp pas shpalljes së vendimit, tha që klienti i tij është shumë i zhgënjyer.

    Arrestimi i reperit zemëroi adhuruesit dhe artistët e tjerë dhe tensionoi marrëdhëniet diplomatike me Shtetet e Bashkuara pasi Presidenti Donald Trump vazhdimisht kërkoi lirimin e tij, ai madje këtë çështje e ngriti edhe me kryeministrin suedez Stefan Löfven./Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!