×
  • Show Time
  • Show Time

    Rihanna shkëlqen në kampanjën e re të të brendshmeve

    Reporteri
    01 Dhjetor 2020 | 15:45

    Rihanna duket mahnitëse në kampanjën “Icy” të “Savage X Fenty”, ndërsa u konfirmua romanca e saj me A$AP Rocky.


    Pronarja e “Savage X Fenty”, Rihanna, publikoi kampanjën e koleksionit të dimrit të të brendshmeve nga brendi i saj, këtë të martë, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.

    Diva e pop-it, 32-vjeçare, tregoi fizikun teksa pozoi në sytjena ‘Plush Velvet Tie-Front’ prej 59,95 dollarësh dhe brendshme të poshtme ‘Peek-A-Boo Sleep’ me çmim 49,95 dollarë.

    Duke pozuar pranë një skulpture akulli, Riri u fotografua nga Dennis Leupold për xhirimet e dizajneve të Jahleel Weaver.

    Ajo kishte lidhur flokët lart, ndërsa zbuloi se linja e saj e re do të publikohet gati tre muaj pasi mbajti një sfilatë për brendin e saj “Savage X Fenty”.

    Të famshmiet që morën pjesë përfshinin Demi Moore, Lizzo, Indya Moore, Paris Hilton dhe Jaida Essence Hall si dhe mysafirë si Travis Scott, Bad Bunny dhe Miguel, transmeton lajmi.net.

    Të hënën, People konfirmoi që nëntë herë fituesja e Grammy është në një lidhje me A$AP Rocky.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!