×
  • Show Time
  • Show Time

    Rita kënaqet me fëmijët kosovarë

    Reporteri
    10 Prill 2019 | 19:31

    Rita Ora po vazhdon kampanjën e saj në bashkëpunim me UNICEF dhe SoccerAid.


    Ajo sot ka vizituar disa lagje të komuniteteve pakicë që janë në Kosovë dhe qendrat e strehimit të fëmijëve, shkruan Reporteri.net

    Rita ka shfrytëzuar llogarinë e saj në Instagram për të treguar për përvojat e saj të këtyre dy ditëve në Kosovë.

    “Duke kaluar kohën në Kosovë me UNICEF-in dhe SoccerAid ka qenë kaq e dobishme. Duke parë se si programet e UNICEF-it ndikojnë pozitivisht në shëndetin dhe zhvillimin e fëmijëve të vegjël, na bën te kuptojmë se sa e rëndësishme është për të gjithë ne që të vazhdojmë t’i mbështesim ata. Unë mezi po pres t’iu tregoj më shumë për punën që kam parë, kë e kam takuar dhe përse jam kaq krenare që jam e përfshirë në SoccerAid për UNICEF-in këtë vit”, ka shkruar Rita në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.

    Kujtojmë që Rita po viziton Kosovën në një mision humanitar në bashkëpunim me UNICEF-in dhe me kompaninë Escada, ku për çdo shitje të një çante të kësaj firme, shuma e mbledhur do t’i dedikohet grave të dhunuara nga lufta dhe fëmijëve të varfër./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!