×
  • Show Time
  • Show Time

    Rita Ora në lidhje me regjisorin e njohur?

    Reporteri
    27 Prill 2021 | 11:18

    Rita Ora dërgoi fansat në një valë thashethemesh javën e kaluar kur ndau një çast tepër komod me regjisorin e “Thor”, Taika Waititi.


    Dhe tani është raportuar se dy yjet janë duke “takuar me njëri-tjetrin për më shumë se një muaj”, ndërsa këngëtarja ka qenë në Sydney për sezonin e ri të “The Voice Australia”.

    Sipas The Sun, Rita, 30 vjeçe dhe Taika, 45 vjeç, nuk kanë fshehur se janë së bashku në mesin e miqve të tyre të famshëm dhe gjërat mund të bëhen serioze, shkruan DailyMail.

    “Ata kanë qenë një çift që nga fillimi i marsit, por i mbanin gjërat në fshehtësi. Sidoqoftë, të gjithë miqtë e tyre dinë për marrëdhënien. Ata janë vërtet me njëri-tjetrin”, i tha një burim The Sun.

    Javën e kaluar, këngëtarja e hitit “Body On Me” publikoi një fotografi të Taikas duke mbështetur krahët rreth saj ndërsa ata vishnin rrobat e koleksionit të ri “Gucci”.

    Në fotografi Rita shfaqej me gjuhën jashtë, dhe fansat spekuluan se çifti mund të ishin bërë bashkë që Rita të bëhej pjesë e ndonjë projekti filmik të Taikas.

    Në fotografi, Taika kishte mbajtur në kokë një kapele, duke fshehur pjesërisht identitetin e tij ndërsa Rita shkruante në mbishkrimin e postimit: “Kohë të mira, kujtime, gjëra të rastit në telefonin tim dhe ato që dua”, shoqëruar me një emoji në formë zemre.

    Çifti i përfolur u panë duke dalë nga një aeroplan privat me Chris Hemsworth, gruan e tij Elsa dhe Matt Damon në Sydney kohët e fundit, pas një udhëtimi në Gold Coast.

    Artistët e Hollywood-it po qëndrojnë në Down Under për të xhiruar skena për filmin “Thor: Love and Thunder” përveç Russell Crowe, i cili u pa në një shëtitje me biçikletë me Ritën javën e kaluar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!