×
  • Show Time
  • Show Time

    Rita Ora publikon foton ku s’lë vend për imagjinatë, ka një mesazh

    Reporteri
    18 Mars 2019 | 13:41

    Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora i ka habitur të gjithë ndjekësit e saj me një postim që ka bërë në profilin e saj në Instagram.

    Rita ka pozuar me të brendshme para pasqyrës duke mos i lënë shumë vend imagjinatës në këtë foto.

    Por këngëtarja i ka çuditur të gjithë ndjekësit e saj me atë çka ka shkruar krahas kësaj fotoje. Rita ka shkruar se tani e ka kuptuar me të vërtetë se cili është numri i saj i reçipetave.

    Më tej ajo shkruan:
    “Sapo mora madhësinë e saktë të reçipetave dhe e kuptova, që ishte duke e veshur madhësinë e gabuar gjatë gjithë kohës. Zonja shkoni mateni, do të jetë një befasi e këndshme. Përveç nëse është e qëllimshme natyrisht.”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!