×
  • Show Time
  • Show Time

    Ronela Hajati zbulon publikisht mashkullin që ka puthur për herë të parë

    Reporteri
    28 Maj 2019 | 11:56

    Mbrëmjen e djeshme këngëtarja Ronela Hajati ka qenë e ftuar në emisionin “N’drrimi i Natës”, e cila ka zbuluar disa gjëra më shumë për karrierën e saj dhe këngët që pritet ti publikojë së shpejti.


    Këngëtarja së bashku me moderatorin Alaudin Hamiti, u bë pjesë e lojës “Haje ose Thuaje” ku i është përgjigjur shumë pyetjeve pikante. Moderatori i ka kërkuar këngëtares që të thotë publikisht emrin e të dashurit të saj të parë.

    Ronela nuk ka ngurruar aspak për të dhënë përgjigjen. Ajo është përgjigjur duke zbuluar publikisht dhe emrin personin e parë që ka puthur në shkollën e mesme.

    “Puthjen e parë e kam dhënë afër maturës. Ishte nga ato lidhjet që shikohesh nga larg, ndërsa emrin e kishte Bledi. Por nuk e di se ku jeton më”- ka thënë Ronela Hajati.

    Teksa moderatori njohur e pyet në lidhje me Zerkën, ajo nuk ka dashur të flasë për këtë temë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!