×
  • Show Time
  • Show Time

    Roza Lati i reagon Encës: Je fundi i bishtit të kavallit

    Reporteri
    21 Qershor 2019 | 11:03

    E ftuar së fundmi në “Xing me Ermalin”, Enca foli mbi deklaratën e Trejsi Sejdinit në “Why not” që bëri bujë. E pyetur nga fansat nëse nuk kishte kryer ndonjëherë marrëdhënie ashtu si Enca, modelja u përgjigj: “Sa është një Enca janë tre Trejsi. Si mund të mos jetë evirgjer Enca. Kush e mban në krik Encën”.


    Enca u shpreh se vajzave që flasin me një fjalor të tillë i vë vizën dhe tregoi se i vjen shumë inat me emisionet që ftojnë personazhe të tillë për të folur kundra saj duke iu drejtuar kështu Roza Latit.

    “Më shumë sesa personazhet që përdorin emrin tim për tu bërë viral ose për të kap ndonjë emision, unë mendoj emisionet dhe mediat që u japin hapësirë personazheve të tillë për të dalë dhe për të thënë gjëra kundra meje vetëm sepse unë nuk i kam shkuar në emision. Unë historikisht i kam mbështetur të gjithë mediat, gazetarët, televizionet dhe më vjen shumë inat kur i them një televizioni apo një emisioni që për momentin nuk bëjmë dot gjë, nuk është momenti, ka 1001 arsye. Dhe ti shkon merr një personazh thjesht për të folur për mua, për të zëvendësuar mungesën time, aty tregon që kemi një problem shumë të madh”, u shpreh Enca.

    Ditën e sotme Roza ka reaguar për herë të parë pas kësaj deklarate të Encës me anë të disa postimeve në Instastory.

    “Eshte e vertet vetem pjesa qe une artistes ne fjale i kam bere ftesen per ne studion time, sepse kam qene e para qe e kam mbeshtetur ketu e 7 vjet me pare, kur kam patur emisionin tim te pare televiziv “Fun Page”. Atehere kur s’te dhiste njeri, ishte kjo Roza Lati qe te ngriti zerin dhe te dha suport, duke thene ‘degjojeni se do behet dikushi’. Sapo mori famen artistja, nuk shkeli me tek une. Sidoqofte une nuk jam kaq negative sa te bej komplote e te marr ne studio dike te tjeter vec per tu sul ty.

    Vetem ne nje pyetje eshte permendur kjo artistja madhe, qe s’po ja shoh fytyren ne asnje poster te Tiranes u be tash e sa kohe. Dhe ate pyetje e bene fansat. Jo une, jo Trejsi, jo Why not. Fansat e tu vogelushe.

    Pra ne mbyllje artiste mos i jep kaq shume rendesi vetes. Per ofendimin qe me ke bere mua, duke i dhene kaq shume rendesi vetes, ke treguar vetem nje fryme inferioriteti, ligesie, qe pertej syçkave te bukura dhe formave te tua fizike qe jane endrra jote me syte hapur ne instagram, ben veten protagoniste, kur je fundi i fundit te bishtit te Kavallit ne boten tone, ne boten time”, shkruan Roza.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!