×
  • Show Time
  • Show Time

    Rrahje në ‘It’s my Love’, Luli përplaset për toke teksa përleshet me konkurrentin nga Shqipëria

    Reporteri
    21 Mars 2021 | 11:51

    Situata duket të ketë eskaluar në puntatën e kaluar në emisionin ‘It’s my Love’, pasi konkurrenti Lulzim Jashari, është suspenduar pas rrahjes me konkurrentin tjetër i cili vjen nga Shqipëria, Erjon Geca.


    Erjoni në debat e sipër e shan Lulin, gjë e cila e acaron shumë këtë të fundit duke e bërë që të çohet dhe ta godas.

    Të dy konkurrentët kapen mes vete, teksa të tjerët mundohen t’i ndajnë.

    Ndërsa Luli që mundet ta godasë rrëzohet në tokë, por e gjithë kjo zënkë përfundoi me suspendimin e Lulzimit nga Ferizaj, ndërkaq moderatori i emisionit, Valon Maloku, tha se mbetet në dorën e publikut nëse duan të votojnë pro kthimit të Lulit në emision.

    E gjithë kjo zënkë përfundoi me suspendimin e Lulzimit nga Ferizaj, ndërkaq moderatori i emisionit, Valon Maloku, tha se mbetet në dorën e publikut nëse duan të votojnë pro kthimit të Lulit në emision.

    E gjithë situata e krijuar u kritikua ashpër nga të gjithë konkurrentët dhe nga vetë Maloku, i cili ka thënë se ky emision do të jetë shembull për të mirë, por që deri tash është totalisht degjenerim.

    Momenti kur përplasen fizikisht Luli dhe Erjoni:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!