×
  • Show Time
  • Show Time

    Rrëfeu për sëmundjen, Nita Latifi: Nuk e gjeta empatinë nga banorët e BBA VIP

    Reporteri
    24 Janar 2023 | 21:54

    Banorja e shtëpisë së Big Brother Albania VIP, Nita Latifi, tha se banorët e tjerë nuk janë treguar empatikë ndaj saj pasi kjo e fundit deklaroi se ka qenë e diagnostikuar me tumor.

    “Ideja ishte me e nda një të mirë bashkë. Ndoshta nuk e gjeta qat mbështetje dhe empati mjaftueshëm por gjithsesi Nita është Nita. Unë e di kush jam”, tha ajo në prime.

    E pyetur nga moderatorja Arbana Osmani se kush përkatësisht nuk u tregua empatik, këngëtarja nga Kosova refuzoi të tregonte emra, por tha se i vlerëson banorët që kanë folur me të direkt për këtë temë.

    “Nuk po di si me thanë me emra. Luizi ka qenë një prej personave që ka qenë indirekt me mu dhe i vlerësoj njerëzit që më kanë pyt direkt si Amos që kemi nejt jashtë edhe kemi fol.

    Po çka m’u ka dok pak jo e drejtë është reagimi i menjëhershëm por gjithsesi, në fund të kësaj Arbana, unë i kuptoj krejt”, tha ajo.

     

    Këngëtarja nga Kosova Nita Latifi gjatë ditës së djeshme ka rrëfyer në Big Brother Albania VIP 2 se para një viti e gjysmë është përballur me tumorin në gji.

    Këtë rrëfim ajo e bëri, pasi siç tha ajo kishte katër ditë që kishte pasur shqetësime në atë pjesë. /Reporteri.net/.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!