Deklarata e banorit të BBVIP Albania 2, Luiz Ejlli, përpara banorës tjetër, Kiara Titos, se vuan nga një sëmundje e rrallë, ka tronditur rrjetin.
Derisa banorët e tjerë nuk e dinin për këtë deklaratë të Luizit, kjo u diskutua në spektaklin e sontëm të Big-ut, shkruan Reporteri.net.
Megjithatë, tani doli se Luizi vetë nuk vuan nga ndonjë sëmundje, por një shok i tij. Ai u arsyetua duke thënë se ka frikë se po i shfaqen të njëjtat simptoma si të shokut.
Mirëpo, pas insistimit të produksionit për kontroll në spital, Luizi ka deklaruar se ai i ka bërë analizat para se të hynte dhe ndjehet mirë.
Përpos që erdhi si shok për banorët, kjo deklaratë e Luizit po dyshohet se u bë për lojë, si mashtrim nga ana e tij.
“Kjo është e tmerrshme, a di që ka shumë njerëz që vuajnë nga kjo sëmundje, nuk mund të luhet me këtë gjë”, tha banorja Kejvina Kthella derisa filloi edhe të qante.
“Duhet të dimë menjëherë të vërtetën, nëse ishte tallje. Si mund të futet një njeri me tumor këtu. Nuk e kuptoj këtë dëshirë për vëmendje”, tha banori tjetër, Kristi.
Kritika në drejtim të Luizit hodhën edhe Olta, Mikela dhe Dea. Kjo e fundit tha se deklarata të tilla nuk janë aspak normale, dhe se Luizi duhet “të bëjë kontrolle psikologjike”. /Reporteri.net/.