×
  • Show Time
  • Show Time

    “#SetMeFree”, fushata e Dua Lipës për liberalizimin e vizave për Kosovën merr vëmendjen e revistës “Rolling Stone”

    Reporteri
    10 Gusht 2022 | 15:04

    “#SetMeFree”, fushata që thërret për liberalizimin e vizave për Kosovën, e nisur nga Dua Lipa në festivalin e sivjetmë “Sunny Hill”, ka marrë vëmendjen edhe të revistës së njohur “Rolling Stone”.

    Revista amerikane, e fokusuar në muzikë, politikë dhe kulturë, e themeluar në vitin 1967, në San Francisco të Kalifronisë, i ka dedikuar një artikull të veçantë këngëtares Dua Lipa, pasi ajo u shpallë javën që shkoi Ambasadore Nderi e Kosovës, nga presidentja e vendit Vjosa Osmani.

    Artikulli, raporton Gazeta Online Reporteri.net, tregon se si ky nderim nga vendlindja e saj, Duas i erdhi gjatë kohës që ajo po qëndronte në Kosovë për festivalin e saj “Sunny Hill” që këtë vit pati edicionin e tretë në Prishtinë.

     

    View this post on Instagram

     

    A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

    Lipa ishte edhe një nga pjesëmarrëset e këtij edicioni të festivalit që e themeloi vetë ajo në vitin 2018, dhe drejtohet nga babai i saj Dukagjin Lipa.

    “Është një nder dhe një privilegj të jem në gjendje të përfaqësoj vendin tim në të gjithë botën”, e citon “Rolling Stone” të ketë deklarua këngëtarja fenomen global, para festivalit të saj Sunny Hill në Kosovë.

    Artikulli tutje tregon se si ndër porositë e para të Dua Lipjes si ambasadore nderi e Kosovës është lobimi për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, një kauzë të cilën këngëtarja e mbrojti edhe gjatë gjithë Festivalit Sunny Hill, shkruan revista “Rolling Stone”.

    “Sot i bashkohemi zërave botërorë për të kërkuar ndihmën e miqve tanë evropianë për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Lipa në instagram. “Ndërsa BE-ja vendos kufijtë rreth lirisë sonë, ne do të mbajmë aspiratat tona për t’u çliruar”, shton ai në postimin e saj i cili mori vëmendjen edhe të “Rolling Stone”, përveç shumicës së mediave tjera të njohura dhe prestigjioze në botë.

    Artikulli për Duan Lipën, përveç origjinalit që u botua në versionin online të “Rolling Stone” në Amerikë, u shpërnda edhe në edicionin e Britanisë së Madhe, shkruan Gazeta Online Reporteri.net, derisa vëmendje “Sunny Hill Festival-it” i kushtoi edhe edicioni italian i kësaj reviste të njohur në gjithë botën. /Reporteri.net/.

     

    View this post on Instagram

     

    A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!