×
  • Show Time
  • Show Time

    Seungri, ylli i muzikës akuzohet për përfshirje në rrjet prostituticioni

    Reporteri
    12 Mars 2019 | 9:17

    Një nga anëtarët e grupit të më madh të K-pop në Korenë e Jugut ka  njoftuar tërheqjen e tij nga bota e muzikës pasi u përfshi në një skandal. Dyshohet se këngëtari është përfshirë në një rrjet prostituticioni.

    Seungri, i cili është pjesë e grupit me famë botërore Big Bang, tha se do tërhiqej për tu përballur me akuzat dhe për të shpëtuar nga skandali agjencinë e tij të menaxhimit dhe anëtarët e tjerë të grupit.

    Vendimi i tij erdhi menjëherë pasi lajmi i skandalit u përhap në rrjetet sociale.

    Aksionet në YG Entertainment, agjencia që menaxhon grupin, ranë deri në 14% sipas Bloomberg.

    28-vjeçari akuzohet se furnizonte me prostituta investitorë të huaj në klube nate në rrethin e Gangnam, Seoul.

    Prostitucioni është i paligjshëm në Korenë e Jugut. Nëse vërtetohen akuzat këngëtari mund të përballet me burg deri në 3 vjet.

    Ai i mohoi të gjitha akuzat.

    Klubi i natës, Burning Sun, ku Seungri ishte drejtor i marrëdhënieve me publikun, dyshojet ishte i përfshirë në përdorimin e paligjshëm të drogës, sulme seksuale dhe korrupsionin e policisë.

    Në një postim në Instagram, shkroi: “Në këtë pikë është më mirë për mua që të largohem nga industria e pop-it. Meqë skandali është i madh, vendosa të tërhiqem. Përsa i përket hetimeve, do pastrohem nga të gjitha akuzat.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!