×
  • Show Time
  • Show Time

    Shqiponja dykrenare e Anxhela Peristerit në ‘Eurovision’ çmend serbët, ja çfarë shkruajnë

    Reporteri
    19 Maj 2021 | 14:12

    Mediet serbe shkruajnë për shqiponjën e Anxhela Peristerit në “Eurovision”.


    Anxhela Peristeri tash e sa ditë po qëndron në Roterdam, për përfaqësimin e Shqipërisë në “Eurovision”.

    Në një prej paraqitjeve të saj para medieve, Anxhela kishte bërë shqiponjën dykrenare, veprim i cili reagime nga ana e serbëve.

    “Novosti” i dedikoi një artikull shqiponjës së përfaqësueses së Shqipërisë, duke e cilësuar si provokim.

    “Skandal në Eurovision: Simboli i Shqipërisë së madhe, një provokim i turpshëm para gazetarëve”, ishte titulli i mediumit serb.

    Në artikullin e “Novostit” thuhet se në prag të mbajtjes së natës gjysmëfinale të “Eurovisionit” ndodhi një skandal.

    “Përfaqësuesja e Shqipërisë, Angelia Peristeri dhe bashkëpunëtori i saj dolën para shtypit dhe treguan simbolin e Shqipërisë së Madhe, të ashtuquajturën “shqiponja dykrenare” në mënyren shqiptare. Ju kujtojmë se Eurovision në parim ndalon promovimin politik në veprimtarinë e saj. Ajo ndau një foto me të njëjtën temë një javë më parë”, thuhet ndër të tjera në artikullin e mediumit serb.

    Ndryshe, Anxhela Peristeri pritet të performojë në natën e dytë gjysmëfinale të “Eurovision”, që mbahet nesër (20 maj).

    Finalja e madhe e festivalit evropian mbahet më 22 maj. 

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!