×
  • Show Time
  • Show Time

    Shqiptari i parë që hapi shkollë të muzikës në Amerikë, vlerësohet nga ish-presidenti George Bush

    Reporteri
    09 Prill 2019 | 18:37

    Emri i Gezim Gashit po lartësohet çdo ditë e më shumë. Kjo falë punës së tij të madhe e cila po sjell çdo ditë e më shumë sukses, shkruan KultPlus.


    Një ndër artistët më të njohur në Suedi, ai tashmë ka arritur që të jetë shumë i suksesshëm edhe në Amerikë. Gashi dy vitet e fundit ka zhvilluar edhe markën për shkolla dhe kompani të tjera në Suedi dhe Evropë të titulluat ‘By Gezim Gashi’ duke bashkëpunuar me shkollat më me nam në Amerikë dhe jo vetëm.

    Gezim Gashi u bë shqiptari i parë që hap shkollë të muzikës në Los Angeles dhe Atlanta, por ai nuk e ka ndërmend të ndalet.

    Mbrëmë në Los Angelos, është organizuar një event nga Oaks Christian School dhe Gezim Gashi të cilët bashkë po e hapin shkollën Institute of Arts and Innovation në gusht të këtij viti. Ky event kishte një qëllim krejt të veçantë, krijimin e një fondi për të ju dal në ndihmë të gjithë atyre talenteve që nuk kanë mundësi të shkollohen. Gashi ka treguar për KultPlus se shuma e grumbulluar në këtë mbrëmje ishte 1 milion dollarë dhe ai u shpreh tejet i lumtur që këto mjete do të ju ndahen talentëve të rinj për shkollim.

    Në këtë event ishin të pranishëm shumë artistë, biznesmen e figura të njohura të cilët dhanë kontributin e tyre për këta të rinj.

    Ndër të pranishmit ishte edhe ish – Presidenti i SHBA-së George w. Bush dhe Laura Bush, ndër përkrahësit më të mëdhenj të Pavarësisë së Kosovës.

    Gezim Gashi është vlerësuar në mënyrë të jashtëzakonshme nga George W. Bush, i cili e ka vlerësuar punën e tij që po e bënë me talentët e rinj.

    Gjatë takimit të tyre, Bush dhe Gashi, ndër të tjera ata kanë folur edhe për Kosovën.

    “Në momentin që i kam treguar George W. Bushit që unë vij nga Kosova dhe gjithë rrugëtimin tim dhe largimin nga lufta, ai ka reaguar me një ëoë dhe u shpreh shumë i lumtur që kam arritur këtu ku jam. Më ka vlerësuar shumë për punën që po bëj, ndërsa për mua ka qenë një ndjenjë si në ëndërr momenti kur ai më ka dhënë dorën dhe vlerësimet që i kam dëgjuar nga ai, ishte një moment shumë domethënës për mua”, ka thënë Gashi për KultPlus.

    Ai gjithashtu tregoi së sa falënderues i është shprehur ish-presidentit të SHBA-së për përkrahjen që i ka dhënë Kosovës.

    “Bush ishte një njeri i mrekullueshëm, në momentin që e falënderova për ndihmën që i ka dhënë shtetit tonë ai u ndje shumë i mirë”, tregoi krejt për fund Gashi.

    Gashi, është një sipërmarrës i përhershëm dhe student i Harvard Business, ka zhvilluar markë për shkollat muzikore që po udhëheqin dhe për kompanitë e tjera në Suedi, Evropë dhe Shtetet e Bashkuara. Puna e tij inovative është njohur nga revista Forbes dhe Huffington Post.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!