×
  • Show Time
  • Show Time

    “Shqiptari më i urryer në botë” mbështet Kanye West për president, ka një ofertë interesante për reperin

    Reporteri
    06 Korrik 2020 | 21:19

    Ish-sipërmarrësi farmaceutik Martin Shkreli po e mbështet reperin Kanye West në garën presidenciale të këtij viti. Ai madje raportohet se i ka ofruar reperit shërbimet e tij për të ‘balancuar buxhetin’ në administratën e ardhshme të West.


    West ‘ka votën dhe mbështetjen time”, shkroi Shkreli në një email. “Yeezy për President”, shkroi ai duke e quajtur reperin në njërin prej pseudonimeve të tij.

    “Jam në dispozicion për sekretarin e thesarit ose kryetarin e rezervës federale. Unë menjëherë mund të balancoja buxhetin amerikan të mbushur me borxhe dhe shpenzime”, citohet të ketë thënë ai.

    Është e paqartë se sa serioze është oferta e Shkrelit për post qeveritar. Zgjedhja e tij për të mbështetur Westin nuk është befasuese pasi edhe në të kaluarën ai ka shprehur dashurinë për muzikën rep, madje bleu një album të rrallë të Wu-Tang Clan në ankand.

    Gjithashtu më parë ai i kishte ofruar West 10 milion dollarë për të publikuar albumin e tij të vitit 2016 “Te Life of Pablo’ vetëm për të.

    Kanye West njoftoi se po garon për president më 4 korrik. Ai edhe në të kaluarën e ka shprehur këtë dëshirë, megjithëse nuk është e qartë nëse reperi e ka seriozisht apo po tallet.

    37- vjeçari Martin Shkreli u bë famshëm në vitin 2015 kur kompania e tij mori përsipër prodhimin e ilaçit anti-malarial Daraprim. Ai ngriti çmimin e pilulës nga 13.5 dollarë në 750 dollarë, gjë që çoi në një protestë të gjerë kundër ish-menaxherit të fondit mbrojtës.

    Shkreli u dënua me shtatë vite burg dhe u dha urdhër për të paguar gjobën prej 7.4 milionë dollarësh pasi u shpall fajtor për komplotin e mashtrimeve të letrave me vlerë në vitin 2018.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!