×
  • Show Time
  • Show Time

    Shtrenjtohen biletat për turneun muzikor të Loredanës

    Reporteri
    29 Maj 2020 | 23:21

    Loredana Zefi ka qenë njëra nga artistet që është dashur ta anulojë turneun e saj muzikor për shkak të pandemisë coronavirus.


    Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ajo i ka njoftuar fansat se biletat për turneun e ri janë shtrenjtuar, pasi organizatorët kanë humbur një shumë të konsiderueshme pas anulimeve të disa koncerteve.

    “Nëse do të merresha me muzikën time aq sa me zhvendosjen e turneut, do të kisha gati tri albume. Më 10 qershor, fillon një para-shitje ekskluzive dy javore për të gjithë ata që kanë akoma biletat e tyre”.

    https://www.instagram.com/p/CAx2_W9qGjF/

    “Fatkeqësisht, më duhet t’ju them se është dashur t’i bëjmë biletat e mëparshme më të shtrenjta në disa kategori çmimesh. Ne humbëm një shumë të jashtëzakonshme parash me turneun e fundit sepse turneu ynë nuk u shty si shumë, por u anulua tërësisht”.

    “Sidoqoftë, unë ju kërkoj të mos zemëroheni me mua se turneu është bërë pak më i shtrenjtë. Fatkeqësisht nuk ka zgjidhje tjetër. Nëse akoma dëshironi t’i ktheni paratë tuaja, mund t’i ktheni biletat tuaja nga 25 qershori i vitit 2020”, ka shkruar ajo.

    https://www.instagram.com/p/B9uU7rvlJHz/?utm_source=ig_embed

    Të vetmin koncert nga turneu i saj, Loredana e mbajti në qytetin Leipzig, ku grumbulloi një numër të madh të fansave të saj.

    Sidoqoftë, reperja me prejardhje nga Ferizaj tashmë është duke e shijuar suksesin e këngës “Nicht verdient” në bashkëpunim me Capital Bra.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!