×
  • Show Time
  • Show Time

    Si qëndron e vërteta? Azet ngre dyshime se është në lidhje me Dua Lipën

    Reporteri
    06 Gusht 2022 | 20:23

    Mbrëmë është mbajtur nata e dytë e festivalit ‘Sunny Hill’ në parkun e Gërmisë. Në natën e dytë para një numri të madh të publikut përformoi rep-artisti Azet.

    Azet në Instagram ka publikuar një fotografi me këngëtaren kosovare me famë botërore, Dua Lipën.

    Në gjuhën gjermane ai ka shkruar se është i “zënë”, shoqëruar me emojit me zemra dhe dry, tipike të çifteve. Ende nuk dihet se a është shaka apo e vërtetë.

    Miku i tij Zuna i ka uruar “vetëm më të mirat për Azetin”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!