×
  • Show Time
  • Show Time

    Sinan Vllasaliu ‘shpërthen’ ndaj këngëve të Mozzikut dhe Don Xhonit: Turpi i botës

    Reporteri
    21 Shkurt 2022 | 11:21

    Sinan Vllasaliu është padyshim një prej artistëve më të suksesshëm shqiptar dhe ndër vite ka sjell projekte muzikore që vazhdojnë të dëgjohen dhe pëlqehen akoma.

    Së fundmi, këngëtari i mirënjohur në një intervistë për “RTV Ora” në emisionin “Glamour Zone” ka folur për karrierën dhe jetën personale.

    Por, Vllasaliu ndër tjera ka komentuar edhe artistët dhe reperët e rinj për tekstet dhe vokalin, ndërsa reagimi i tij ishte befasues ku nuk munguan kritikat drejt tyre.

    Këngëtari u pyet për vlerësim të këngëve të Don Xhonit me Loredanën, Mozzik dhe Butrint Imerin, për të cilat përveç komenteve negative ai gjithashtu reagonte me mimika që tregonin që nuk i pëlqejnë muzika që ata kultivojnë.

    “Japonezët me ia rregullu tingullin, teknikisht nuk më pëlqen, duhet të këndosh ashtu si flet, ta shkrish fjalën”, ishte komenti i Sinanit kur dëgjoi bashkëpunimin e Don Xhonit me Loredanën “Gjuj për to”.

    Ndërkohë, në komentin e tij për këngën “Shko” të Mozzik ai e quajti si “turpi i botës”.

    “A është normal ky, çka i duket mirë, çka janë këto fjalë, ky është turpi i botës, nëse e merr gjuhën e rrugës të bësh karrierën kjo është zero, nuk kam koment”, u shpreh Vllasaliu.

    Në anën tjetër, ende nuk ka asnjë reagim nga artistët e përmendur nga Sinan gjatë intervistës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!