×
  • Show Time
  • Show Time

    Sulm i armatosur në Gjilan, dyshohet se cak ishin truprojat e reperit Fero

    Reporteri
    19 Nëntor 2019 | 19:10

    Një sulm i armatosur ka ndodhur mbrëmë në qytetin e Gjilanit.


    Rasti ka ndodhur në lagjen “Dardania” të këtij qyteti ndërsa janë përfshirë disa persona.

    Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Shaban Azizi i cili ka deklaruar se ky sulm ka ndodhur për motive të ulëta dhe banale.

    “Policia ka arrestuar gjashtë persona lidhur me këtë rast i cili ka ndodhur për motive të ulëta e banale”, ka thënë Azizi për Gazetën Sinjali.

    Raportohet se në këtë sulm kanë qenë të përfshirë truprojat e reperit Fero. Dyshohet se personi i ashtuquajtur Lila ka shtënë në drejtim të vëllezërve Shqiprim dhe Shpresim Xheladinit, të cilët kujdesen për sigurinë personale të reperit kosovar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!