×
  • Show Time
  • Show Time

    Taulant dhe Granit Xhaka i bëjnë dhuratë babait një veturë luksoze

    Reporteri
    02 Prill 2021 | 7:37

    Ata janë dy nga futbollistët më të pëlqyer në trojet shqiptare e po ashtu edhe shumë të suksesshëm.


    Fjala është për vëllezërit Taulant dhe Granit Xhaka, të cilët prej vitesh janë bërë pjesë e shtypit e faqeve rozë.

    Dyshja janë mjaft aktiv edhe në rrjete sociale, gjersa ndajnë me fansat imazhe e video të ndryshme duke mos lënë anash as njoftimet e tjera.

    Së fundmi, Taulanti ka ndarë një postim në InstaStory ku tregon se së bashku me të vëllanë, Granitin, i kanë blerë babait të tyre një makinë.

    “Dhurata nga unë dhe Graniti për babanë më të mirë në botë”, ka shkruar ai.

    Në bazë të imazhit, vetura duket të jetë e tipit Mercedes dhe ndër modelet e fundit.

    Ata shihet se ruajnë një raport të mirë, pasi paraqitjet e tyre së bashku janë të shumta.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!