Ish-kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha në një komunikim me mediat ditën e sotme për zgjedhjet e 14 majit është pyetur lidhur me personazhet viral në mediat sociale.
Duke qenë se Berisha shfaqet aktiv në rrjetet sociale ai adhurohet edhe nga dy personazhe të Reality Show “Big Brother Vip”.
Më herët emri i Berishës është përmendur nga Luiz Ejlli, i cili ka shprehur edhe simpati për kreun e PD-së.
Sot që është finalja në “Big Brother Vip Kosova” ai u pyet nëse ka ndonjë urim për Stresin, i cili e ka mbështetur gjithashtu Berishën në raste të vazhdueshme.
“E kam thënë se nuk ndërhyj në atë pjesë që nuk është e imja. Natyrisht ata të cilët kanë arritur në këtë shkallë pëlqyeshmërie e kanë arritur falë dhuntive artistike, ai është këngëtar showmen dhe do të jetë publiku që do t’i vlerësojë, por unë i mbetem asaj fjale. Secili ka diellin e tij si politikan nuk i’a lejoj vetes të ndërhyjë”, është shprehur Berisha.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.