×
  • Show Time
  • Show Time

    ‘Thumb’ për Patrisin? Tuna tërheq vëmendje me këtë postim

    Reporteri
    22 Maj 2021 | 16:39

    Tuna bëri fansat kureshtar se kujt po ia dedikon postimin e fundit.


    Altuna Sejdiu-Tuna dhe Patris Berisha ka pak kohë që u bënë prindër për herë të dytë.

    Tuna kishte arritur që për nëntë muaj ta mbante të fshehtë shtatzëninë, derisa kur e solli në jetë Zenin e vogël.

    Muajt e fundit është përfolur shumë raporti i saj me Patrisi, ku thuhet se dyshja kanë një krizë në lidhje.

    Së fundi, Tuna u hodhi ‘flakë’ këtyre zërave me anë të një postimi ‘thumbues’, i cili supozohet t’i drejtohet Patrisit.

    “Nëse doni një përgjigje të vëretë nga një narcist, pyetini se çfarë i kanë bërë ish-at, pastaj dëgjoni me kujdes, ata po përshkruajnë në fakt veten e tyre”, shkruan ajo.

    Ndryshe, këngëtarja ka kohë që nuk ka qenë aktive me këngë të reja, por është përqendruar më shumë në familje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!