×
  • Show Time
  • Show Time

    “Titane” fiton ‘Palmën e Artë’ në Festivalin e Kanës – për herë të dytë në histori, një regjisore femër merr çmimin kryesor

    Reporteri
    17 Korrik 2021 | 23:21

    Festivali i Filmit në Kanë përfundoi zyrtarisht me ceremoninë e ndarjes së çmimeve në të cilën juria e konkursit të këtij viti emëroi filmat dhe shfaqjet më të mira të festivalit.


    Spike Lee shërbeu si president i jurisë së bashku me regjisorin Mati Diop, Mylene Farmer, Maggie Gyllenhaal, Jessica Hausner, Mélanie Laurent, Kleber Mendonça Filho, Tahar Rahim dhe aktorin Song Kang-ho, shkruan IndieWire.

    Në një fitore historike, Julia Ducournau fitoi çmimin kryesor të mbrëmjes “Palma e Artë” për filmin e saj “Titane”, të cilin Neon e publikon këtë vit. Kjo e bën atë regjisoren e dytë femër në historinë e festivalit 74-vjeçar që ka fituar çmimin kryesor të Festivalit të Filmit në Kanë, pas Jane Campion në vitin 1993 për filmin “The Piano”.

    Meqenëse festivali i vitit 2020 u anulua për shkak të pandemisë, filmi i fundit që mori “Palmën e Artë” (çmimi kryesor i festivalit) ishte “Parasite” i Bong Joon Ho në vitin 2019 – një film që shkoi deri në “Oscars”.

    Juria e këtij viti e kishte shumë të vështirë për të zgjedhur, duke marrë parasysh që konkurruan filma nga emra të njohur si: Leos Carax, Wes Anderson, Julia Ducournau, Paul Verhoeven, Asghar Farhadi, Sean Baker, dhe shumë të tjerë.

    Regjisorja e “Titane”, Julia Ducournau fiton çmimin kryesor në Festivalin e Kanës (Foto:Festival de Cannes/Instagram)

    Siç është traditë, fituesit e mëdhenj të festivalit do të shfaqin filmat e tyre edhe një herë për ata që janë ende në Francë të dielën.

    Sivjet në Festivalin e Kanës konkurroi edhe filmi me produksion kosovar, “Pa vend” i regjisorit Samir Karahoda, i cili fatkeqësisht nuk arriti ta fitojë “Palmën e Artë” për filmin më të mirë të metrazhit të shkurtër (Në vend të tij, ky çmim shkoi për filmin “Tian Xia Wu Ya”).

    Kjo është lista e plotë e fituesve në Festivalin e Filmit në Kanë, edicioni i 74-të:

    Çmimi kryesor “Palma e Artë”: “Titane”

    Grand Prix: “A Hero” dhe “Compartment No. 6”

    Çmimi i jurisë: “Ahed’s Knee” dhe “Memoria”

    Aktorja më e mirë: Renate Reinsve, “The Worst Person in the World”

    Aktori më i mirë: Caleb Landry Jones, “Nitram”

    Regjisori më i mirë: Leos Carax, “Annette”

    Skenari më i mirë: Ryusuke Hamaguchi, “Drive My Car”

    Çmimi i Kamerës më të mirë: “Murina” nga Antoneta Alamat Kusijanović

    Filmi më i mirë e metrazhit të shkurtër: Tian Xia Wu Ya by Tang Yi

    Çmimi special i jurisë për filmin e metrazhit të shkurtër: “Ceu de Agosto” nga Jasmin Tenucci.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!