×
  • Show Time
  • Show Time

    “Tre muajt e verës, kam rujt lopë në mes të qytetit”, Arjola tregon një histori tjetër nga jeta e saj

    Reporteri
    26 Janar 2022 | 14:41

    Loja me sekrete ka ngjallur reagime të shumta mes banorëve në shtëpinë e Big Brother VIP.

    Egzona Rafuna, banorja nga Kosova tregoi se njëri nga sekretet ishte se ajo kishte ndihmuar nënën e saj që të pastronin shtëpi, vite më parë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Mirëpo, kur mbrëmë në spektakël u zbulua një gjë e tillë, pasi përfundoi emisioni, Egzona shpërtheu në lot, duke thënë se nëna e saj mund të jetë prekur që ka zbuluar këtë sekret.

    Arjola ka qenë njëra nga banorët që i qëndroi afër Egzonës, duke i treguar një histori nga jeta e saj.

    “Tre muajt e verës, kam rujt lopë mes qytetit, këto janë histori motivuese nuk duhet të ndjehesh keq kur i flet”, thotë Arjola.

    Kujtojmë se mbrëmë, Einxhel, Donaldi, Iliri dhe Beniada u zgjodhën banorët e preferuar të publikut./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!