Big Brother VIP Albania këtë vit ka marrë krejtësisht një drejtim tjetër. Ky edicion duket se ka thyer secilin limit të paramenduar, edhe atë falë një personazhi.
Luiz Ejlli ka arritur të bëhet personazhi më i dashur nga shumë shqiptarë, anembanë botës.
Luiz Ejlli është edhe njëri nga personazhet e preferuara, për shkak të lojës dhe karakterin të tij që ka shfaqur në këtë edicion.
Por nuk ka përfunduar me kaq, pasi përkrahja për të ka shkuar në limite. Shumë njerëz anembanë botës kanë vendosur që Luizin të përkrahin edhe financiarisht.
Së fundi një prej familjarëve të tij, saktësisht dhëndri ka njoftuar se është hapur një fondacion i cili menaxhohet nga familja.
Aty u theksa se pas kërkesave të shumë dashamirëve, është hapur edhe një “GoFoundMe” për Luizin.
Por tashmë në këtë llogari kanë filluar të shkojnë para të shumtë. Madje është Fabjan Dodaj që ka vendosur që t’i dhurojë 5 mijë dollarë për Luizin, apo 4,650.25 euro.
Qytetarë të tjerë kanë dhuruar edhe nga 100 dollarë, 10, 5 e shumta të ndryshme.
Duhet përkujtuar që nga ky edicion, Luizi ka përfituar edhe dhurata të tjera ndër to edhe pushime luksoze.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.