×
  • Show Time
  • Show Time

    U hap Pavijoni i Kosovës në Bienalen e Venecias

    Reporteri
    09 Maj 2019 | 17:50

    Është hapur Pavijoni i Kosovës në Bienalen e Venecias.


    Në një ceremoni për gazetarë, prezent ishte edhe vetë drejtori i Bienales, Palolo Baratta.

    Po ashtu nga Kosova për ta hapur pavijonin drejt Italisë kanë udhëtuar kryeparlamentari Kadri Veseli dhe Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi.

    Ky i fundit përmes një shkrimi në Facebook ka shkruar se Kosova artistët i ka ambasadorët më të mirë, të cilët po e promovojnë shtetin tonë gjithandej botës.

    “Me Kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli, morëm pjesë në ceremoninë e hapjes së Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venedikut, bashkë me artistin Alban Muja, komisioneren Arta Agani dhe ekipin tonë i cili ka bërë punë të jashtëzakonshme që sot vendi ynë?? të paraqitet në mënyrë dinjitoze në njërën prej ngjarjeve më të mëdha kulturore. Jam shumë i lumtur që Kosova artistët i ka ambasadorët më të mirë, të cilët po e promovojnë shtetin tonë gjithandej botës. Si ministër jam në mbështetje të plotë të artistëve tanë dhe projekteve kulturore të cilat tashmë janë prezent në shumë ngjarje me renome botërore”, ka shkruar Gashi në Facebook, shkruan Reporteri.net.

    Ky vit shënon 20 vite qysh prej përfundimit të luftës në Kosovë dhe vdeoinstalacioni i artistit kosovar i prezantuar në Venecie, gjurmon thellë në memorien personale dhe kolektive të luftës së Kosovës.

    Ky projekt artistik hulumton rolin e imazheve dhe mediave në formësimin e narracionit, identitetit dhe historisë, veçanërisht në kohë të konfliktit.

    Edicioni i 58-të i Bienales së Venecias do të hapet për publikun me datë 11 të këtij muaji dhe do të mbetet i hapur deri më 24 nëntor. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!