×
  • Show Time
  • Show Time

    “Unë e nisi ditën me namaz”, Duda Balje flet për jetën e saj jashtë Kuvendit

    Reporteri
    19 Maj 2021 | 12:41

    Duda Balje, deputetja e Kuvendit të Kosovës e ftuar në emisionin Alarm në ATV ka folur për jetën e saj jashtë dyerve të kuvendit.


    Se si është një ditë e zakonshme e deputetes Balje ajo tregoi se përshembull kryen ritualet fetare, faljen e namazit.

    Ajo tregoi se ka 10 vite që udhëton në relacionin Prizren – Prishtinë për të ardhur në punë.

    “Unë e nisi ditën me namaz që e praktioj tash e 15 vite dhe pastaj me obligime, ka 10 vite unë udhëtoj Prizren – Prishtinë, por unë udhëtimin e shfrytëzoj për shumë gjëra pozitive, lexoj, bëjë plane për tërë ditën.”

    Ndër të tjera Balje tregoi edhe për punën që e bën tash e tri vite.“Tash jam në mandatin e tretë kryetare e komisionit për të drejtat e njeriut dhe këtu kemi shumë obligime“, vijoi ajo.

    Se sa është puna e lodhshme në Kuvend ajo tha se,” kjo në varet nga caktimi i prioritetit, është sfidë e madhe të punosh me të drejtat e njeriut, me persona të pagjetur, me peticion është përgjegjësi e madhe“, shtoi deputetja Balje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!