×
  • Show Time
  • Show Time

    Valdrin Sahiti merr vaksinën anti-COVID në Shqipëri

    Reporteri
    20 Prill 2021 | 12:49

    Stilisti i njohur shqiptar, Valdrin Sahiti, është mjaft aktiv dhe i ndjekur nga fansat në rrjete sociale.


    Ai shpesh ndan imazhe dhe video të ndryshme, ndërsa nuk mungon me njoftime as nga përditshmëria.

    Ditën e sotme (e martë), ai përmes një postimi të ndarë në InstaStory ka bërë të ditur së është vaksinuar kundër COVID-19.

    Në bazë të imazhit, Valdrini duket të ketë marrë vaksinën në Shqipëri në stadiumin “Air Albania”.

    AstraZeneca është lloji i vaksinës që ka marrë, një ditë pas mbërritjes së 50 mijë dozave të tjera të vaksinës në Shqipëri.

    Kjo mbase i është mundësuar kreatorit pas udhëtimeve të shumta që i duhet të bëjë nëpër vende të ndryshme për shkak të profesionit.

    Valdrini përndryshe vazhdon të jetë një nga yjet e modës me vend, i cili së fundmi po përkujdeset edhe për dukjen e presidentes, Vjosa Osmani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!