×
  • Show Time
  • Show Time

    Vdes aktori legjendar i “Godfather”

    Reporteri
    29 Maj 2019 | 19:33

    Carmine Caridi ka vdekur pasi kishte rënë në koma.


    Aktori i ‘Godfather’, i cili luajti Carmine Rosato në pjesën e parë, u shtrua në spital në Cedars-Sinai në L.A., ndërsa vdiq sot.

    Miku i Carmine, aktori dhe regjisori Chazz Palminteri, e konfirmoi këtë për TMZ.

    Është e paqartë se çfarë e shkaktoi krizën shëndetësore të artistit.

    Carmine është një aktor televiziv veteran, i cili luajti në shfaqje të mëdha si “Starsky dhe Hutch”, “Taxi”, “Fame” dhe “Simon & Simon”.

    Interesante, ai u kthye në “The Godfather III”, por në një rol tjetër – ai luajti Albert Volpe atë kohë.

    Carmine ishte 85 vjeç.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!