×
  • Show Time
  • Show Time

    Vdes regjisori i “Boyz N The Hood” John Singleton

    Reporteri
    29 Prill 2019 | 23:33

    Regjisori i nominuar për Oscar, John Singleton – i njohur për filmat “Boyz N The Hood” dhe rikrijimin e filmit detektiv Shaft – ka vdekur në moshën 51 vjeçare.


    Familjarët kanë konfirmuar lajmin përmes një komunikate se regjisori me ndikim u dërguar i sëmurë në spital të mërkurën e kaluar dhe ishte pranuar në kujdes intensiv.

    I lindur në Los Anxhelos, Singleton shtroi rrugën për regjisorët afrikano-amerikan gjatë viteve 1990.

    Në vitin 1992, ai u bë regjisori më i ri i nominuar për Oscar me filmin “Boyz N The Hood”.

    Suksesi i filmit gjithashtu bëri që Singleton të shndërrohej në regjisorin e parë afrikano-amerikan që do të nominohej për Oscar.

    Ai gjithashtu mori një nominim të dytë për skenarin më të mirë origjinal.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!