Artistët e estradës kanë filluar të mbajnë koncertet në qytete të ndryshme, duke qenë se ka disa ditë është marrë vendimi që funksionimi i lokaleve të natës të jetë deri në ora 01:00.
Edhe këngëtarja Dafina Zeqiri po rezulton të ketë një agjendë mjaft të ngjeshur me koncerte pas më shumë se një viti pauzë, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net”.
Duke qenë se çdo projekt i saj shndërrohet në hit, video e një fansi të flaktë të këngëtares po bën xhiron në rrjet duke kënduar një nga këngët e saj.
“Duro” titullohet kënga të cilin personi në fjalë duket se po e këndon me shpirt, e kjo ka tërhequr edhe vëmendjen e këngëtares e cila ka vendosur ta publikojë videon në llogarinë e saj në Instagram.
Kujtojmë se projekti i fundit i këngëtares mban titullin “Happy Birthday” e cila u lansua vetëm pak ditë më parë.
/Repoteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.