×
  • Show Time
  • Show Time

    Vilma Masha rrëfen vështirësitë e të qenit nënë

    Reporteri
    25 Shtator 2020 | 8:29

    Në studion e emisionit “Ftesë në 5”, ishte e ftuar gazetarja e sportit Vilma Masha. Ajo dhe bashkëshorti i saj Dori, kanë mirëpritur në jetën e tyre para disa muajsh një vajzë, Sean.


    Si një nënë e re, vështirësitë për të nuk kanë qenë të pakta. Vilma thotë se kur e bija qante nga dhimbjet e moshës, edhe ajo qante bashkë me të gjithashtu.

    Ndërsa shtoi se daljet me shoqërinë gjatë kësaj periudhe kanë qenë më të pakta. Dëshira e Vilmës është që të ketë edhe një fëmijë të dytë, duke qenë se edhe prindërit e saj kanë sjellë në jetë atë dhe vëllanë.

    Por, duke qenë se Sea është vetëm nëntëmuajshe, për një shtatzëni të dytë të gazetares bukuroshe duhet ende të presim.

    “Për emrin ka insistuar më shumë babai, Dori, shikonim emra shqiptar dhe të huaj por Dori dëshironte që të kishte germën ‘S’ brenda. Vendosi Dori dhe thelbi është det, trupi ynë ka më shumë ujë dhe prandaj ka qenë edhe kjo zgjedhje”, citon Top Channel fjalët e Vilmës.

    Ndërsa e pyetur nga Bieta për daljet me shoqërinë, Vilma u përgjigj: “Nuk kam dalë fare me shoqet, asnjë natë, natë jo. Takohemi ditën, po në ato oraret që ne kemi gjatë ditës pushim, kam shumë miq që duhet të takoj dhe i takoj. Natën ende jo, nuk e kam lënë”.

    “Të them të vërtetën se shikoj kaq të nevojshme ta lë vajzën dhe të pi ndonjë gotë. Unë emisionin në fundjavë e kam tepër të gjatë, filloj në orën 13:00 dhe e lë në 20:00. Më ka marr malli të dal, edhe vetëm me bashkëshortin, jo vetëm me shoqërinë”.

    Si një mama e re, Vilma u shpreh se vuan së bashku me vajzën, sa herë që e bija qan për dhimbjet e moshës, edhe gazetarja qan me të gjithashtu.

    “Kam qarë bashkë me vajzën kur ajo qante për dhimbjet e barkut. Vetëm qaja. Kur i bëja shërbimet, edhe në diskutim me mjekun pediatër dhe pjesëtarët e familjes. Por kam qarë sepse mendoja çfarë ka, përse nuk qetësohet, por ndërkohë ajo ka vijuar tekat qan edhe kot. Kam filluar ta kuptoj kur i ka teka, por edhe kur prish koha dhe ka ankesa”, është shprehur Vilma.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!