×
  • Show Time
  • Show Time

    Vjosa Berisha muaj më parë për sëmundjen e kancerit: Nuk është fundi i botës, s’duhet të dorëzohemi

    Reporteri
    23 Qershor 2022 | 14:37

    Regjisorja e njohur Vjosa Berisha ka ndërruar jetë ditën e sotme në një spital të Londrës. Regjisorja nga Kosova po përballej prej kohësh me kancerin. Lajmin e trishtë e bëri me dije partneri i saj, Fatos Berisha, përmes një postimi në rrjete sociale.

    Në një intervistë që dha pak muaj më parë për emisionin “Abc-ja e mëngjesit” me moderatorin Alban Musa, Vjosa rrëfeu betejën e ashpër me këtë sëmundje.

    Ajo thoshte se nuk e konsideronte veten një paciente pasi kjo nuk e kishte privuar të bënte gjërat që donte.

    Ajo përcolli dhe një mesazh të fortë për të gjithë ata që janë prekur nga sëmundje të tilla. “Mendoj se ato vajza dhe gra dhe burra, të cilët janë me kancer dhe familjet e tyre të kenë parasysh se është shumë me rëndësi që gjatë kësaj periudhe të dëgjojnë këshillat e doktorëve.

    Të kujdesen për ushqimin dhe aktivitetet fizike sepse janë disa gjëra kyçe që ndikojnë shumë në kancer. Nuk është fundi botës, ajo që më ka ngushëlluar është se dëgjoj shumë raste që janë shëruar sesa raste fatale. Kjo më bën të mendoj se ka shpresë dhe të bëj më të mirën për t’u kujdesur për veten“, tha ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!