×
  • Show Time
  • Show Time

    Xhensila: Njerëzit kanë shpifur dhe unë s’kam reaguar

    Reporteri
    22 Shtator 2020 | 21:40

    Përmes disa fotove të postuara në InstaStory, Xhensila Myrtezaj kujtoi fillimin e rrugëtimit të saj si këngëtare. Fare e vogël, teksa konkurronte tek “Gjeniu i Vogël” në Tv Klan. Siç ndodh rëndom, njerëzit kanë gjithnjë për të thënë, por kësaj here këngëtarja vendosi t’i përgjigjet “shpifjeve” siç ajo i quan përmes një tjetër postimi.


    Në përshkrimin e po atyre fotove, Xhensila tregon se është po e njëjta me vajzën e vogël që duket në foto, duke theksuar se fytyra e saj është po aq e paparekur nga operacionet apo ndërhyrjet estetike, sikundër pretendon një pjesë e mirë e ndjekësve.

    Jeta është e bukur dhe kur e them këtë nuk harroj të përfshij sakrificat. Nuk kam kujtime të kapura nga aparati fotografik nga periudha e fëmijërisë sepse nuk jam rritur në një familje me mundësi për të shkrepur foto. Imazhet e mia të para janë ato që dokumentojnë dashurinë time për muzikën, imazhe nga emisionet ku kam marrë pjesë. Kamera më ka njohur si këngëtare dhe sot më shërben si mjet i një loufte që ashtu si çdo luftë është e padrejtë.

    Fytyra dhe trupi im në moshën e këtij momenti pranë Alketa Vejsiut janë po aq të paprekura nga operacionet sa sot. Kam trokitur në parukeri e në palestër dhe kam dalë entuziaste për reagimin e publikut, publikun që dua ta mbush me dashurinë time. Megjithatë, njerëzit kanë hedhur në erë çdo derë shpifjeje dhe unë nuk kam reaguar.

    Ndërkohë, jam njeri dhe jam njeri publik, por kjo nuk i jep të drejtën askujt që të vjellë mbi imazhin tim (e të askujt) mërzitjet dhe mllefet personale. Shumë e shohin imazhin e Xhensilës nga kamera, por Xhensilën e vërtetë e njohin vetëm të afërmit dhe miqtë. Kam respekt për skepticizmin, kam respekt për pyetjet e sinqerta, por nuk kam respekt për fenomenin e shpifjes pa masë vetëm sepse përtohet që të vëzhgohet para se të flitet.”- shkruan këngëtarja.

    Kjo nuk është hera e parë që Xhensila (apo emra të tjerë të njohur) përfliten për operacione plastike duke mos marrë parasysh (në rastin konkret) ndikimin e viteve, rritjes, ndryshimit natyral të tipareve apo formave të ndryshme të teknikave të make up-it, shkruan anabel.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!