×
  • Show Time
  • Show Time

    Yjet e estradës shqiptare bëhen bashkë për t’u kushtuar këngë mjekëve

    Reporteri
    29 Mars 2020 | 9:01

    Emra të estradës janë bërë bashkë për t’i nderuar mjekët.


    Duke qenë se jemi në kohën kur koronavirusi po përhapet, mjekët vazhdojnë ta bëjnë punë e tyre, shkruan lajmi.net.

    Për të treguar falënderimin për mantelbardhët, yje të njohura shqiptare nga sfera të ndryshme, janë bashkuar për të sjellë një version të ri të “Kënga e mjekut”.

    Sajmir Çili, Dhimitër Gjoka, Ema Andrea, Vikena Kamenica, Eranda Libohova, Kastriot Tusha, Eni Jani, Genc Fuga, Salsano Rrapi, Ines Memisharaj, Erjona Kakeli, Oriela Nebijaj, Isli Islami, Orgesa Zaimi, Eneda Tarifa, Sonila Meço, Kastriot Çaushi dhe Marin Mema – janë përfshirë në këtë realizim muzikor.

    Në këtë projekt muzikor shfaqet edhe kapiteni legjendar i Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana, si edhe ish-sulmuesi Erjon Bogdani.

    Pjesë e këtij realizimi është edhe Kujtim Prodani, djali i çiftit që qëndron prapa këngës origjinale.

    Duke pasur parasysh se të gjithë po qëndrojnë të izoluar, xhirimet janë bërë në mënyrë virtuale me Skype.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!