×
  • Show Time
  • Show Time

    Yllka Kuqi me shkrim prekës për vdekjen e Behar Morinës nga Gjakova

    Reporteri
    07 Qershor 2020 | 9:47

    Mbrëmë policia konfirmoi vdekjen e Behar Morinës, 38 vjeçar nga Gjakova.


    I ndjeri është gjetur i varur në litar në një shtëpi të pabanuar në fshatin Moglicë.

    Pas vdekjes së tij, reagimet në rrjetet sociale kanë qenë të shumta, ndërsa një të tillë së fundmi e ka bërë edhe këngëtarja Yllka Kuqi, e cila sipas këtij shkrimi lë të kuptohet se kishte raport shumë të mirë me të.

    “Kurrë se kisha menduar që do ta bëjë këtë postim për ty… jemi mësuar me ty veç me sevda, e pabesueshme e shumë e dhimbshme. Do të kujtojmë ashtu si e kishe profilin prej sevdas në sevda. Pushofsh i qetë shoku im Behar”, ka shkruar Kuqi në rrjetin social Facebook.

    https://www.facebook.com/yllka.kuqi.9/posts/10157099028044147

    “Ka me na mungu sevdaja jote”, ka shkruar mes të tjerash ajo.

    I ndjeri ka lënë pas bashkëshorten dhe dy vajza.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!