×
  • Show Time
  • Show Time

    Zarfi i zi në shtëpi, “Big Brother” çon automatikisht në nominim banorin më të ri të shtëpisë

    Reporteri
    24 Janar 2023 | 22:47

    Xhonatan Islami, një prej dy banorëve më të ri të Big Brother VIP Albania 2 është dënuar sonte nga “Vëllau i Madh” pasi ka thyer një prej rregullave bazë të programit.

    Xhonatani, i cili i është bashkuar shtëpisë para tre ditësh, ka thyer rregullat duke i dhënë Oltës informacione nga jashtë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Si pasojë e këtij veprimi, i njëjti është dërguar automatikisht në nominim.

    Përndryshe, Xhonatan Islami është përfaqësues i Shqipërisë dhe Kosovës për 8 vite në sportin e fluturimeve të lira, “Paragliding”, ku është shpallur edhe kampion. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!