×
  • Show Time
  • Show Time

    Zbulohet arsyeja e ndarjes së Teas me Beartin

    Reporteri
    03 Prill 2021 | 18:41

    Javë më parë Bearti konfirmoi ndarjen nga Tea, e që për një kohë të gjatë dyshja ishin në krye të mediave rozë, për shkak se Tea kishte dal nga emisioni i dashurisë “Për’puthen” si çift me Andin.


    Ajo sqaroi të gjitha përmes dy video të postuara në rrjetet sociale, ku tregoi se mes tyre është një dashurie e vertëtë dhe se kanë qenë të detyruar nga produksioni i emisionit.

    Më pas, ishin rikthyer në emision dyshja për të treguar për lidhjen e tyre dhe shumë gjëra të tjera, por që kjo lidhje nuk shkoi shumë gjatë.

    Dyshja thumbuan njëri-tjetrin nëpërmjet disa postimeve në rrjetin social “Instagram”, e ku më pas Tea tha se do të fliste një ditë për këtë gjë.

    Ndërkohë që ende po aludohet se cila mund të ketë qenë arsyeja pse dyshja i kanë dhënë fund lidhjes, opinionisti Meridian Ramçaj ka zbuluar diçka për Beartin.

    Ky i fundit ka krijuar një llogari në një faqe për të rritur e quajtur “OnlyFans”. Në këtë platformë njerëzit publikojnë foto provokuese, që nuk mund të postohen në rrjete të tjera sociale dhe të tjerë mund të abonohen aty për të parë imazhet kundrejt një pagese.

    “Meqenëse më keni pyetur shumë herë për Tean dhe Beartin se çfarë mendoj…po normale që do ndahen pasi ka punë tjetri. Ama Kosovë-Shqipëri nuk shërbejmë”, ka shkruar Meridian Ramça.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!