×
  • Show Time
  • Show Time

    Zbulohet emri i dytë që do t’i bashkohet aventurës së Big Brother VIP Albania 2

    Reporteri
    30 Nëntor 2022 | 10:20

    Disa ditë më parë u bë me dije banorja e parë e “Big Brother Vip 2” dhe bëhej fjalë për moderatoren Kiara Tito.

    Së fundmi është zbuluar një tjetër emër që mund t’i bashkohet aventurës për më shumë se 100 ditë. Këtë herë bëhet fjalë për një influencuese që jeton në Itali.

    Jori Delli quhet dhe së fundmi ka qenë e ftuar në “Top Arena”, ku nuk e fshehu dëshirën për të qenë pjesë e spektaklit.

    Jori është shoqe e ngushtë edhe me Beniada Nishanin, e cila u bë e njohur në Shqipëri, pas pjesëmarrjes së saj në “BBV”.

    Gjatë një interviste të dhënë më herët, moderatorja Arbana Osmani u shpreh se kasti i personazheve që do të marrin pjesë në “Big Brother Vip 2” do të jetë më i mirë se ata të sezonit të parë.

    Por kur do të nisë “Big Brother VIP 2”?

    “Do të nisë brenda këtij viti. Është përzgjedhur kasti. Kemi kërkuar personazhe dhe karaktere që njerëzit të afeksionohen pas tyre. Edhe në edicionin e parë, publiku e ndiqte sepse u pëlqenin personazhet, jo skandalet. Ndryshe nga viti i kaluar janë personazhe më të njohur dhe kanë karriera më aktive dhe më të gjata. Ka një konkurrencë shumë më të madhe se kush do të hyjë, nga viti që shkoi. Kemi gati një edicion të ri me një kast të shkëlqyer që mbase do t’i lënë në hije ata të edicionit të kaluar”- tha Arbana Osmani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!