Morena Taraku ka ardhur në Shqipëri për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti dhe ndihmat e saj s’kanë pasur fund.
Ajo së bashku me mikun e saj, reperin Stresi, po ndihmojnë shumë familje të prekura nga tërmeti dhe gjatë këtyre ditëve është vënë re zemra e madhe dhe e mbushur me dashuri që dy artistët kanë.
Ata të dy disa ditë më parë vizituan në spital Alesion, djalin i cili shpëtoi pasi u hodh nga kati i pestë nga frika prej tërmetit. Pasditen e djeshme Morena dhe Stresi e kanë kaluar me të.
Kujtojmë se Alesio Cakoni 10 vjeç ka humbur babanë dhe motrën. 10-vjeçari sipas dajës së tij, u hodh nga kati i pestë i pallatit për të shpëtuar në momentin që ra tërmeti dhe sot fatmirësisht është mirë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.