×
  • Show Time
  • Show Time

    17 shkurt 2008, kështu u festua shpallja e pavarësisë në shtëpinë e Big Brother Albania

    Reporteri
    17 Shkurt 2023 | 21:02

    Momentet e para të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, 17 shkurt 2008, prekën çdo cep ku ka shqiptarë.

    Edhe pse të izoluar, këto momente u shfaqën edhe në ekranin e shtëpisë Big Brother Albania, ku atëbotë po mbahej edicioni i parë i spektaklit, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Në disa pamje të shkëputura nga dokumentari “Dossier” i Blendi Fevziut, i publikuar në vitin 2013, shihet se si banorët e Big Brother Albania, shpalljen e Pavarësisë së Kosovës e pritën me duartrokitje, e nën tingujt e disa këngëve shqipe që ata po i këndonin vetë.

    Për më tepër, shihni se si u festua shpallja e pavarësisë brenda shtëpisë së Big Brother Albania:

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!