Kodi Lee mbrëmë u shpall fituesi i sezonit të 14-të të ‘America’s Got Talent’.
Mbrëmja u hap me aktin e Detroit Youth Choir në bashkëpunim me Kygo, e vazhdoi me konkurentin më të vogël Tyler Butler-Figueroa, i cili performoi me finalistin e sezonit të 13-të Brian King Joseph.
Nata vazhdoi me një sërë performancash të cilat dukeshin të denja për çmimin e madh prej 1 milion dollarë, por diferencën e bëri konkurenti më i komentuar për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, Kodi Lee.
Kodi është i verbër dhe autik, por me një talent të jashtëzakonshëm në muzikë. Ai këndoi në bashkëpunim me Leona Lewis dhe Cher, e me këtë performancë preku zemrat e publikut me këngën “You are the reason”.
Amerika votoi Kodi Leen si fituesin e “America’s Got Talent 2019”.
Sezoni i ri i AGT Champions do të rikthehet në janar të 2020.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.