×
  • Show Time
  • Show Time

    Fjolla Morina provokuese si asnjëherë më parë, tregon shumë nga trupi i saj

    Reporteri
    12 Janar 2022 | 9:30

    Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

    Ajo shpesh publikon fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme, ku shpesh nuk mungojnë edhe imazhet me përmbajtje provokuese.

    Së fundmi, Fjolla ndau me ndjekësit e saj në InstaStory disa video nga dyqani i saj, ku shihet teksa provon fustane të ndryshme.

    Ndër të tjerash, ajo mund të shihet e veshur me një fustan shumë të hapur te pjesa e gjoksit, që thekson në masë të madhe dekoltenë e saj.

    Duke pozuar para kamerës, Morina është dukur tejet atraktive dhe provokuese në këto fotografi.

    Më pas, këngëtarja e hitit “Fb” është shfaqur duke pozuar edhe me një fustan rrjete, nga i cili po prapë në fokus ishin linjat e saj të trupit dhe gjoksi.

    Ajo tash e sa kohë përveç muzikës, është e angazhuar edhe në biznes si sipërmarrëse e një butiku në Prishtinë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!