×
  • Show Time
  • Show Time

    Blerta Veseli shfaqet përkrah Kryetarit të Miamit

    Reporteri
    11 Mars 2022 | 15:55

    Blerta Veseli, ish-Miss Universe Kosova dhe ish-prezantuesja e emisionit SHOW TIME, është duke vazhduar suksesshëm karrierën e saj në SHBA.

    Së fundi bukuroshja kosovare është bërë pjesë e një Samiti për Patundshmëri dhe Kriptovaluta në Miami.

    Pjesëmarrës në këtë event ka qenë edhe kryetari i Maimait, Francis Suarez. Dhe nuk ka munguar as një takim nga afër i Bleta Veselit me të, shkruan Reporteri.net.

    Blerta ka publikuar në Instagram Story e saj një fotografi e shoqëruar me kryetarin e Miamit. Dhe fotografia gjithashtu është shpërndarë edhe nga vetë Suarez.

    Kujtojmë se Blerta Veseli gjatë periudhës kur ishte Miss Kosova Universe 2020 ka qenë edhe prezantuese e emisionit SHOW TIME, prodhim i Gazetës Online Reporteri.net.

    Aktualisht Blerta është zhvendosur për të jetuar në Miami të SHBA-ve, ku po e vazhdon karrierën e saj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!