Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Ronela Hajati ndodhet në Spanjë, në qytetin e Barcelonë, transmeton Reporteri.net.
E, arsyeja se pse ajo është duke qëndruar atje është ngase do ta promovojë këngën e re të saj e cila titullohet “Sekret”, me të cilën këtë vit artistja shqiptare e përfaqëson Shqipërinë në Eurvision 2022.
Jo rrallë herë është diskutuar shumë pesha e këngëtares shqiptare, gjë të cilën e ka mirëpritur fare këngëtarja.
Madje ajo ka bërë një reagim në InsatStory, teksa ka shkruar me ironi edhe për komentet e shumta që merr së fundmi nga shqiptarët që e quajnë “lopë” apo “balenë”, për shkak të kilogramëve të saj, ku ka lavdëruar edhe gazetarët spanjollë ndërkaq ka bërë një krahasim të popullit spanjoll me atë shqiptar, ku këta të fundit për të janë nutricionistë.
“Mirëmëngjesi! Sot kemi pre-fest Eurovision në Barcelonë! Në një anë këtu kemi njerëz që e dinë këngën përmendësh, të sjellshëm, gazetarë shumë funny (qesharak) dhe nga ana tjetër kemi popullin tim shqiptar që janë të gjithë nutricionistë dhe përveç se për ta ja “lopë”, “balenë”, vazhdojnë me dilemat se si një këngëtare që performon mund të dojë “një njeri që lexon”…jam kaq e lumtur që ju kam! Ju dua shumë”, ka shkruar Ronela Hajati në InsatStory.
Foto: