×
  • Show Time
  • Show Time

    “A do jetë njësoj shoqëria e tyre”, Donaldi flet për Semin

    Reporteri
    18 Shkurt 2022 | 12:10

    Donaldi ka folur për raportet e tij me Semin.

    Meqë është afruar finalja dhe banorët e dinë se do t’i takojnë jashtë shumë persona tjerë përveç familjarëve, kjo ka nxitur që Einxhel ta pyesë Donaldin për shoqen e tij të mirë Semin.

    Afirmiteti tij me Trixën kishte ndikuar në ftohjen e raporteve të tij me Semin.

    I pyetur nga Einxhel se a do jetë shoqëria e tij me Semin njësoj, Donaldi tha se nuk e beson këtë.

    Einxhel: Mendoj se me Semin nuk do jesh njëlloj siç ke qenë brenda. Nuk besoj se ajo është një marrëdhënie që mund të rifitohet

    Donaldi: Jo, jo, as unë nuk e besoj. Prapë unë e respektoj si vajzë, është vajzë fantastike. E kam thënë gjithmonë, edhe pasi ka ndodhur bomba e madhe e shekullit. Është një vajzë shumë e mirë!

    Kujtojmë se Semi Jaupaj është edhe shoqja më e mirë e Bora Zemanit, ish partneres së Donaldit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!