Fansat po shpresojne per nje vijim të mundshëm të serialit hit të Netflix “Adolescence” e një nga yjet e dramës iu përgjigj pyetjeve lidhur me kete. Aktorja Christine Tremarco u shfaq në emisionin ‘Lorraine’ dhe ndau mendimet e saj për këtë temë.
Prezantuesi e pyeti nëse kishte një mundësi për një vazhdim, duke thënë se “do të pëlqente të dinte se çfarë do të ndodhte më pas”, por kushdo që shpreson për një vazhdimësi të historisë së Jamie mund të zhgënjehet nga përgjigja e Tremarco.
“Disa njerëz më kanë thënë këtë, por ndoshta kjo është një gjë e mirë sepse të bën të mendosh se çfarë mund të ndodhë pas kësaj. Por unë mendoj se ky është një akt, mendoj se përfundon në episodin e katërt”, tha aktorja. Kushdo që e ka parë Adoleshencën e di që seriali është shumë i fokusuar në historinë që dëshiron të tregojë. Ne nuk hyjmë në jetën e personazheve kryesore jashtë serialit dhe nëse historia nuk ka më nevojë për ta, thjesht nuk i shohim më”, tha ajo.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.