Në një intervistë për Ronaldo Shkarkën në rubrikën “Mos i bjer me Top”, Kiara Tito ka treguar se si e mendon dasmën e saj me Luiz Ejllin.
Siç transmeton Top Channel, ajo shprehet se do një dasmë tradicionale në një ambient të madh që të zë sa më shumë njerëz.
E pyetur nëse do t’i ftonte dy opionionistët e Big Brother VIP Albania, Arbër Hajdari dhe Zhaklinë Lekatari, Kiara u shpreh se do t’i ftonte të gjithë.
Ronaldo: Si e mendon dasmën tënde me Luizin?
Kiara: Një dasmë tradicionale, modeste dhe në stadium. Do doja një ambient që do të kishte mundësinë të mbante shumë, shumë njerëz brenda.
Ronaldo: Me të gjithë këtë miqësi që keni krijuar, patjetër që po. Sa fëmijë mendon, me vullnetin e Zotit, ke qejf të bësh me Luizin?
Kiara: Unë kam qejf të kem dy fëmijë, ose tre, por sa të na japë Zoti, nuk është me plan kjo gjë.
Ronaldo: A do e ftosh Zhaklinën dhe Arbërin në dasmë?
Kiara: Unë thashë do i ftoj të gjithë në dasmë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.