×
  • Show Time
  • Show Time

    A e fitoi Benet Beci Shkodrën falë tij? Flet Luiz Ejlli

    Reporteri
    16 Maj 2023 | 21:12

    Shkodra ishte surpriza e këtyre zgjedhjeve, ku për herë të parë i besoi një kandidati socialist për të drejtuar bashkinë.

    Benet Beci mori kështu një mandat 4-vjeçar, por pas rezultatit, diskutimi që lindi ishte se sa kishte ndikuar mbështetja e Luizit për këtë kandidat.

    I pyetur në “Shqipëria Live”, Ejlli tha se në asnjë moment nuk ka thënë se Benet Beci e fitoi Shkodrën prej tij.

    Ai deklaroi se e mbështeti pasi dikur Beci e kishte ndihmuar, ndërsa zbuloi dhe një bisedë me zv.ministrin Besart Kadia për këtë temë.

    “Unë nuk i kam thënë gjë që Benet Beci e fitoi Shkodrën prej meje. Zv.minsitri Besart Kadia ishte me mua tek ashensori, këtu në Top, dhe ai më tha mua që Beneti e ka fituar. Më tha ‘ Urime, ta bëjmë një foto’. I thashë mos e posto, se po e postove bëhesh ministër. Unë po ta them që Beneti ka qenë ndikim i joti. Më tha diçka për PS, por unë vlerësoj njeriun. Ai burrë, është njeriu që më ka mbështetur”, tha Luizi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!